Legjenda e estradës, Afrim Muçiqi dhe ish nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Muçiqi tha se “Bota sot” po jep kontribut të madh në çdo sferë, me informim të drejtë e profesional.
“Urime gazeta ‘Bota sot’, urime gazetari Kemajl Goca, përvjetorët mos iu ndalshin, gjithmonë me suksese e informim të drejtë dhe shumë profesional.
Shumë urime”, ka uruar legjenda e estradës Muçiqi, i cili edhe si futbollist ka dhënë kontribut në gjeneratën e sakrificës.