Antonio Rudiger alarmoi Gjermaninë pas dëmtimit muskulor që pësoi në barazimin 1-1 përballë Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupit. Por sot qendërmbrojtësi mori pjesë rregullisht në stërvitje, në prag të ndeshjes së 1/8-ve të finales kundër Danimarkës.
I detyruar të bëjë pa Jonathan Tah, i cili është i pezulluar, trajneri gjerman Julian Nagelsmann shpreson të ketë në dispozicion mbrojtësin e Real Madridit, i cili mori pjesë në 15 minutat e hapura për shtypin, në kampin stërvitor gjerman në Herzogenaurach.
Për të kompensuar mungesën e Tah, Nagelsmann duhet të fusë në fushë Nico Schlotterbeck.
Nëse Rudiger do të humbiste ndeshjen ndaj Danimarkës, Waldemar Anton do të zinte vendin e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Schlotterbeck.