Premton të jetë një nga telenovelat e kësaj merkatoje verore. Riccardo Calafiori spikati këtë sezon, duke luajtur për Bolognan dhe tani me përfaqësuesen italiane në Euro 2024.
Paraqitjet e tij ngjallën interesin e disa klubeve të mëdha. Mes tyre është edhe Reali i Madridit.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi “Merengues” po mendon të lëvizë drejt nënshkrimit të mbrojtësit 22-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të Evropës.
I njëjti burim shton gjithashtu se bardhezinjtë nuk janë të vetëm në garën për italianin. Juventusi, që ka trajner Thiago Mottan, i cili ka punuar me Calafiori te Bologna, dhe Arsenali gjithashtu e duan lojtarin.
Përformancat në rritje të Calafiorit kanë ndikuar në ngritjen e çmimit të kartonit të tij. Tashmë klubi kuqeblu kërkon të paktën 40 milionë euro.
Sezonin e kaluar Calafiori luajti 33 ndeshje për Bolongan, duke qenë një nga figurat e skuadrës që arriti vendin e pestë në Serinë A, që garanton pjesëmarrjen në Champions League.