Befason ish selektori i kombëtares së Kosovës në futboll, slloveni Primozh Gliha.
Gliha ka drejtuar Slloveninë U21 dhe së fundi kombëtaren e Kosovës.
Sllovenia e Serbia kishin barazuar 1:1, ndërsa sllovenët golin e kishin pësuar në minutën e 95-të.
“Serbët gjithnjë ishin klientët tanë. Ashtu si edhe italianët.
Tradita ndonjëherë është gjë djallëzore, apo jo?
Mëkat që kemi pësuar atë gol në sekondën e fundit, por nuk ka lidhje, kemi avancuar”, ka thënë Gliha për mediumin kroat “Sportske Novosti”.