Bare largohet nga klubi spanjoll

Futboll

Bare largohet nga klubi spanjoll

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 16:12
Keidi Bare

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës spanjolle Espanjol, kur këtë sezon arritën të ktheheshin edhe njëherë në elitën e futbollit iberik, La Liga.

Bare bashkë me shokët e skuadrës, arritën të ngjiteshin pasi triumfuan kundër ekipeve të tjera në “play-off”-in e La Liga 2.

Klubi katalanas, ka njoftuar publikun ditën e sotme se ka marrë vendimin të mos vazhdojë më bashkëpunimin me mesfushorin, duke e ndërprerë këtu aventurën e Bares.

Tani pritet të shikohet se cili klub do ta kërkojë lojtarin, pas një sezoni relativisht të mirë më Espanjolin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat