Sulmuesi anglez, Phil Foden është rikthyer me Kombëtaren e Anglisë pasi mori leje urgjente për të qenë me familjen e tij gjatë Kampionatit Evropian Euro 2024.
Foden u largua nga kampi i Anglisë në Gjermani të mërkurën për atë që ekipi e quajti një "çështje të ngutshme familjare", që thuhet të ishte lindja e fëmijës së tij të tretë.
Anglia aludoi për këtë me një postim të mirëseardhjes të premten që përfshinte një emoji të një fëmije.
"Urime dhe mirë se erdhët përsëri," postoi ekipi në “X”, dikur “Twitter”, së bashku me një video që tregon Foden duke ecur drejt një fushe stërvitore me shokun e skuadrës, Jarrod Bowen.
Lojtari i sezonit në Premier Ligë i nisi të tria ndeshjet në fazën e grupeve të Euro 2024 dhe pritet të jetë në formacionin titullar për ndeshjen e 1/16-tës kundër Sllovakisë në Gelsenkirchen të dielën.