Berisha: Emocion të luaj për kombin në Europian

Futboll

Berisha: Emocion të luaj për kombin në Europian

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 17:02
Medon Berisha

Medon Berisha vendosi rekordin si lojtari më i ri shqiptar që luan në një Europian.

Mesfushori u aktivizua në ndeshjen me Spanjën duke debutuar me fanellën kuqezi në një turne madhor. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai shkruan:

“Ndihem shumë i lumtur dhe falënderues për të gjithë eksperiencën në ‘Euro 2024’.

Nuk ka fjalë që të përshkruaj krenarinë dhe emocionin për të përfaqësuar kombin tim në këtë garë madhështore.

Faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e 20-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat