Kombëtarja e Zvicrës po vijon përgatitjet para ndeshjes së nesërme në Kampionatin Evropian Euro 2024 kundër Italisë.
Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të përballet nesër me Italinë në kuadër të raundit të 16-të të Euro 2024.
“Helvetikët” kanë publikuar foto nga seanca stërvitore e sotme, ku shihet Granit Xhaka duke biseduar me trajnerin, Murat Yakin.
Kujtojmë se Xhaka është duke e përfunduar kursin e UEFA-s për t’u bërë trajner.