Tirana do të zbresë sot sërish në fushë.
Kundër Strugës do të jetë miqësorja e tretë me Bledi Shkëmbin në krye, pas atyre ndaj Shkëndijës dhe Ballkanit.
Kujtojmë se Tirana humbi minimalisht 1 me 0 ndaj Shkëndijës dhe barazoi 2:2 përballë Ballkanit. Tashmë do të kërkojë fitoren e parë me Shkëmbin në krye kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut.
Trajner i Strugës është Qatip Osmani. Ish-trajneri i Vllaznisë mori drejtimin e skuadrës, ndërsa më parë e mbante Shpëtim Duro.
Takimi mes Tiranës dhe Strugës do marrë jetë në orën 17:00. Ndeshja do të luhet pikërisht në stadiumin e Strugës.