Mema: Do vendosë brenda kësaj jave. Taullahu: Më mirë të ikë, të rikthehet De Biasi

Futboll

Mema: Do vendosë brenda kësaj jave. Taullahu: Më mirë të ikë, të rikthehet De Biasi

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 23:22
Pamje

Trajneri Ardi Mema thotë se trajneri Sylvinho do vendosë brenda kësaj jave nëse do të rinovojë ose jo me kombëtaren shqiptare.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Mema u shpreh se ka gjëra konfidenciale mes trajnerit dhe federatës që nuk mund të bëhen publike.

Ndërsa ish arbitri Artan Taullahu deklaroi se do ishte më mirë që Sylvinho të largohet. Sipas tij, duhet të rikthehet Gianni De Biasi.

Ardi Mema: Maksimumi unë them dy javë. Ekipet fillojnë fazën përgatitore.

Nëse largohet te ndonjë klub, ai vendos brenda kësaj jave. Do ta marrim vesh shumë shpejt. Në fazë merkatoje, klubi kërkon lojtarët që do marrë, ekipi kombëtar pret, i ka futbollistët e gatshëm. Nuk ka asgjë transparente, kjo kurrë.

Janë gjëra konfidenciale mes federatës dhe trajnerit. Ne kushedi kur e marrim vesh. Jo çdo gjë thuhet.

Artan Taullahu: Për mua do ishte shumë mirë Sylvinho të ikte, të vinte De Biasi. E njeh kombëtaren. Më mirë akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat