I bëjnë ofertën përfundimtare Fulhamit

Futboll

I bëjnë ofertën përfundimtare Fulhamit

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 11:41
Palinja

Bajern Mynihu “piketon” Palinjën për 39 milion euro, bavarezët i bëjnë ofertën përfundimtare Fulhamit!

Bajern Mynihu mbylli ndoshta sezonin më të keq të këtyre 15 viteve të fundit, teksa e përfundoi Bundësligën gjermane në vendin e tretë, duke shtuar kështu eliminimin nga Kupa nga një ekip i kategorisë së tretë por edhe eliminim nga Real Madridi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë si synim të rikthehen në majat e futbollit gjerman, dhe këtë gjë kanë plan ta arrijnë duke përforcuar ekipin e tyre në këtë merkato vere. Nevoja për një mesfushorë është e qartë, dhe tani më ish-kampionët e Gjermanisë, e kanë vënë syrin te portugezi Palinja që për momentin luan tek Fulham në Premier Ligën angleze.

Bajerni i ka ofruar klubit londinez 39 milion euro për kartonin e mesfushorit. Palinja zhvilloi 39 ndeshje gjatë të gjithë sezonit në Angli, teksa arriti të shënojë edhe 4 gola. Forma e tij e mirë dhe roli që kishte tek ekipi, shfaqën potencialin e lojtarit, që në fund u grumbullua edhe me Portugalinë në finalet e Kampionatit Europian. Akoma nuk ka një përgjigje nga Fulham, por mediat gjermane shkruajnë se akordi verbal me lojtarin tashmë ka përfunduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat