Tahiri rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Llapin

Futboll

Tahiri rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Llapin

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 14:04
Ardit Tahiri

Pas një periudhe gjashtë mujore te Dinamo City në Shqipëri, Ardit Tahiri mori rrugën përsëri për Kosovë.

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës tashmë ka nënshkruar me klubin e Llapit në Superligën e Kosovës.

Ardit Tahiri gjatë qëndrimit në Shqipëri kishte një gol të shënuar në 8 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.

Më herët në Kosovë, 21-vjeçari ishte pjesë e Dritës, aty ku qëndroi për dy vjet e gjysmë.

Ndërsa fillimet e karrierës në futbollin kosovar i kaloi te Besa e 2 Korriku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat