Propozimi i çuditshëm

Futboll

Propozimi i çuditshëm

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 14:30
Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, mori pjesë në prezantimin e marrëveshjes mes shoqatës së punëdhënësve dhe Ministrisë së Përfshirjes për luftën kundër racizmit në futboll.

Gjatë ngjarjes, Tebas u pyet për situatën e Vinicius Jr dhe ngjarjet e muajve të fundit që e kanë prekur nga afër.

Tebas ka thënë:

“Vinicius merr fyerje raciste sepse është lider i luftës kundër racizmit.

Për momentin nuk mund të jetë ambasador i La Ligas sepse është lojtar aktiv, por kur të tërhiqet padyshim që do t’ia propozojmë.

“Spanja, – vazhdoi ai, – nuk është një vend racist, por ka sjellje raciste. Në Spanjë ka mungesë të vetëdijes se të mirët duhet të ngrenë zërin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat