Fillimi i korrikut i gjen shumë skuadra në përgatitje për edicionin e ri 2024-2025.
Ndër ta edhe anëtarin e ri të Landesliga, Kosova e Dussedorfit.
Kosova është kampion i Bezirksliga dhe tani në Landesliga ka pretendime që të jetë në mesin e tabelës, nëse i jepet rasti edhe të luftojnë për kreun e tabelës.
Kryetari i klubit të Kosovës, Bujar Neziri, ka folur për ambiciet e klubit.
“Përgatitjet i fillojmë me 1 korrik.
Kemi bë 6 përforcime, ndërsa disa lojtarë që i kemi pas jemi ndarë për arsye të kualitetit dhe mundësive tjera që kanë shkuar në klubet tjera.
Pretendimet tona janë sivjet që të mbajmë skuadrën në ligë, por të shohim në stinorin vjeshtor ku jemi në tabelë, nëse e shohim që gjasat janë për inkuadrimin një ligë me lart, do të bëjmë përforcime në afatin kalimtar dimëror, që me luftuar me hyrë në Oberliga.
Qëllimi në këtë edicion është që të jemi nga mesi i tabelës, pastaj vitin tjetër, në edicionin 2025-2026, të konkurrojmë për Oberliga”, tha Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Skuadra kuqezi ka sjell në radhët e veta një sulmues tipik, që i jep edhe më shumë forcë për edicionin ri.
“Jemi përforcuar në repartin e sulmit, me një lojtar shumë të mirë që ka luajtur në Landesliga.
Është nga Ferizaj, Fatlum Ahmeti, një sulmues shumë i mirë. Ka shënuar 28 gola në Landesliga.
Kemi marr edhe një mesfushor të mirë, ndërsa mbrojtjen kemi pas relativisht të mirë. megjithatë kemi marr edhe një mbrojtës.
Janë lajmëruar edhe disa lojtarë kur të fillon kampionati që të janë në prova të trajneri”, thotë kryetari i klubit.
Kosova ka ambicie që të tregoj lojëra sa më të mira në Landesliga. Bujar Neziri shpreh optimizmin: “Kemi angazhuar edhe një trajner të mirë që ka qenë në Oberliga dhe është trajner me licencë A e më përvojë. Futbollit nuk i dihet kurrë, kështu që ne pretendojmë të jemi nga mesi i tabelës. Nuk është qëllimi që patjetër të inkuadrohemi në Oberliga".