Zvicra shokon Italinë
Zvicra senzacionale, ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 kampionin në fuqi të Evropës, Italinë.
Zvicra ka treguar lojë më të mirë dhe me meritë është në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Kapiteni Granit Xhaka me shokë treguan lojë të madhe duke shkaktuar befasi të madhe dhe rrëzuar Italinë favorite.
Selektori Luciano Spalletti me dhimbje koke, me Italinë paketojnë valixhet për në Romë!
Zvicra - Italia 2:0
Stadiumi "Olympia" në Berlin.
Shikues; 70.000.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Shënues: Freuler (37'), Vargas (46')..
Kartona të verdhë: Barella, El Shaarawy, Mancini.
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Aebischer (Stteffen 90+2'), Freuler, G. Xhaka, Rieder (Stergiou 72'), Vargas (Zuber 71'), Ndoye (Sierre 77') dhe Embolo (Duah 77').
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian (Cambiaso 75'), Cristante (Pellegrini 75'), Fagiol (Frattesi 86')i, Barella (Retegui 64'), Chiesa, Scamacca dhe El Shaarawy (Zaccagni 46').
Xherdan Shaqiri as një minutë nuk u paraqit në këtë ndeshje duke qëndruar në bankën e Zvicrës.
Në minutën e 24-të, Embolo i Zvicrës në rast ideal, vetëm me portier por portieri Donnarumma ka treguar cilësitë e tija.
Në minutën e 37-të, Freuler shënoi nga afërsia 6-7 në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0 për Zvicrën.
Në fund të pjesës së par përkatësisht në minutën e 45+1, Fabian Rieder nga gjuajtja e lirë anash 16-shit gati shënoj por portieri Donnarumma mezi e dëboi në korne pak edhe pak me ndihmën e shtyllës së majtë pingule.
Fillimi i pjesës së dytë trondit kampionin në fuqi të Evropës. Në minutën e 46-të, Ruben Vargas nga rreth 14-15 me goditje mjeshtërore shënoi në këndin e epërm të majtë, 2:0.
Në minutën e 52-të, fat për Zvicrën, Schar gati shënoi autogol por shtylla e majtë ia mohoi golin Italisë.