Chelsea afron sulmuesin e Aston Villa

Futboll

Chelsea afron sulmuesin e Aston Villa

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 18:36
Pamje nga një ndeshje

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit tetëmbëdhjetë vjeçar të Aston Villa, Omari Kellyman, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare.

Sipas mediave angleze, marrëveshja mes dy klubeve të Premier League kap vlerën prej 19 milionë funte.

Kellyman, i cili ka bërë gjashtë paraqitje në ekipin e parë për Aston Villa, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë hap. 

“Është një klub i madh, kështu që është e mrekullueshme t'i bashkohesh... Unë dua të jem i suksesshëm në fanellën e Chelseas, të fitoj ndeshje dhe shpresoj të ngre trofe”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat