Imamoviç firmos me Ferizajn

Futboll

Imamoviç firmos me Ferizajn

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2024 Në ora: 18:47
Ermin Imamoviç

Futbollisti Ermin Imamoviç i bashkohet klubit të Ferizajt, që synon pjesën e epërm të tabelës në Superligën e Kosovës.

Ferizaj po përforcon radhët që të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri 2024-2025.

“FC Ferizaj sot ka kompletuar transferimin e mbrojtësit boshnjak, Ermin Imamoviç. 

Imamoviç së fundmi u paraqit në Mal të Zi me skuadrën e FK Jezero. Kurse më herët ka qenë pjesë e Hajduk Split II, CSKA Moscow II, Velez Mostar dhe FK Olimpik. 

Vlen të theksohet se Imamoviç sezonin e fundit është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Ligën e Malit të Zi. 

FC Ferizaj do të vazhdojë të jetë aktive në afatin kalimtar”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat