Përfundon sfida mes Partizanit dhe nënkampionëve të Kosovës

Futboll

Përfundon sfida mes Partizanit dhe nënkampionëve të Kosovës

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 20:05
Shehi

Partizani ka barazuar 0 me 0 përballë Llapit. Të dyja klubet përdorën të gjithë kontigjentin që kishin në dispozicion.

Kujtojmë se ky ishte takimi i dytë miqësor për Partizanin në stadiumin "Gjorgji Kyçyku". Të parin kryeqytetasit e humbën 1:0 përballë Strugës.

Në ndeshjen e sotme Shehi e futi Partizanin me 2 ndryshime nga Struga. Maguette dhe Oresti Rifa morën vendin e Muratajt dhe Ismailit.

Pjesa tjetër ishte e pandryshuar. Kështu e nisën titullar Qirko, Buxhelaj, Preka, Bytyçi, Hadroj, Rrapaj, Taipi, Cara dhe Mba. 

Kujtojmë se Partizani luan në turin e parë të Conference League kundër Marsaxlokk. Në anën tjetër Llapi përfaqëson Kosovën në turin e parë të Europa League përballë Wisla Krakow.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat