Kampion me Ilir Dajën, kapiteni i Ballkanit prezantohet te ekipi i ri!
Edvin Kuç është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Neftchi Baku. 30-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit prej vitit 2019.
Për 5 vite i fitoi të gjitha, ndërsa spikati në mesfushë. Kontrata e re e firmosur me Neftchi Baku është e vlefshme për 3 vite. Kujtojmë se atje shkoi si lojtar i lirë.
Lojtari nga Tuzi ishte nga të preferuarit e Ilir Dajës. Ish-kapiteni i Ballkanit tashmë do japë kontributin e tij në Azerbajxhan.