Evropa i shikon me habi atë çfarë ndodh në krahët e Spanjës.
Nga njëra anë është Lamine Jamal, 16 vjeç që ka çmendur botën.
Nga ana tjetër është një tjetër ri, pak më i “moshuar” (22 vjeç), Nico Williams që ka shpërthyer pikërisht në Europian.
Paraqitja mbresëlënëse e tij kundër Italisë ka bërë që e gjithë bota të flasë për të.
Sulmuesi i “La Roja”-s ka dhënë një intervistë për “Marca” ku ka shpjeguar gjithçka në lidhje me kombëtaren spanjolle.
A keni parë dikë më të mirë se Spanja në Euro?
"Jo, nuk kam parë dikë të luajë më mirë. Si ekip, nuk ka më të mirë se ne. Franca ka potencial të madh individual. Anglia gjithashtu. Por si ekip, sakrificë, punë, nuk ka si ne", tha Williams.