Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq

Futboll

Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 20:20
Luçiano Spaleti

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16-ave.

Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spaleti në mikrofonat e RAI-t.

“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë.

Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër. Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Kupa e Botës?

Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai/.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat