​Embolo krenar për të gjithë Zvicrën: Fitorja është e merituar

Futboll

​Embolo krenar për të gjithë Zvicrën: Fitorja është e merituar

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 21:00
Breel Embolo

Kombëtarja e Zvicrës e eliminoi sot Italinë në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Zvicra shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Italisë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, për ta siguruar biletën drejt çerekfinales së Euro 2024.

Pas ndeshjes për mediat foli sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, i cili e cilësoi fitoren e sotme si të merituar.

“Jam i lumtur dhe krenar dhe mendoj se fitorja është e merituar. Ne e merituam të fitonim kundër një ekipi të vështirë për të luajtur. Ishim kompakt dhe krijuam raste. Bëmë një lojë vërtet të mirë dhe shënuam në momentin e duhur. Jam vërtet krenar për ekipin dhe stafin dhe për të gjithë vendin”, tha Embolo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat