Aarago Jamal është lojtari më i ri i Gjilanit dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.
‘Skifterët’ kanë siguruar shërbimet e njërit nga mbrojtësve më të mirë vitetve të fundit në Superligën e Kosovë, Aarago Jamal.
Jamal i cili ishte pjesë e Prishtinës dhe Dritës, tashmë ka vendosur t’i bashkohet Gjilanit, nga klubi Al Ahli Benghazi.
Madje mbrojtësi ka filluar të ndjekë në rrjetet sociale skuadrën kuqebardhë.
Pika kyçe në këtë transferim, Ardian Nuhiu i cili ka punuar me mbrojtësin, me kryesinë e klubit e cila ka vepruar shpejtë, pasi që ka pasur klube të interesuara edhe në Kosovë për shërbimet e tij.