Fituan kundër Italisë, futbollistët e Zvicrës ‘shpërblehen’ me nga një doner

Futboll

Fituan kundër Italisë, futbollistët e Zvicrës ‘shpërblehen’ me nga një doner

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 09:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zvicra e ka prekur çerekfinalen e “EURO 2024”.

Kombëtarja e drejtuar nga Murat Yakin, zhvilloi një lojë fantastike duke e mposhtur Italinë 2:0.

E pas këtij triumfi, Granit Xhaka me shokë u ‘shpërblyen’ me nga një doner, ani se për lojtarët ky ushqim është tejet kalorik dhe i yndyrshëm, por duket se kësaj here lojtarët helvetikë i thyen rregullat.

Kundërshtari i kombëtares zvicerane në çerekfinale, pritet të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Angli-Sllovaki.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat