Djalit të Lorik Canës i qan zemra për Shqipërinë

Futboll

Djalit të Lorik Canës i qan zemra për Shqipërinë

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 11:38
Lorik Cana

Në momentin kur Lorik Cana zgjodhi që të ndante jetën e tij me një italiane, Monikën, disa personave u erdhi materiali në dorë për të goditur patriotizmin e kapitenit tonë legjendar. Siç dihet, çdo gjë e bukur duhet prishur dhe sulmuar, të paktën kështu ndodh në vendin tonë, pavarësisht se Lorik Cana ka qenë ikona e vetme e madhe e të gjithë shqiptarëve në botën e futbollit.

Ishte një kohë kur nuk ekzistonin lojtar të Chelsea apo të Interit, Cana tundte flamurin e krenarisë shqiptare në arenën e Europës.

Dhe për të gjithë ata që ngritën ato dyshime, tani marrin një përgjigje. I ftuar në Euro Cup Night, Loriku ka treguar disa detaje vërtet shumë të bukura sa i përket djalit të tij, Boikenit, i cili ndoqi në stadium ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

“E kisha djalin me vete, me fanellën e Shqipërisë, të zezën. Nusja dhe goca ishin me fanellën e Shqipërisë, të kuqen. Madje, nusja i tha djalit: “Do ta këndosh himnin e Italisë?”. Dhe djali tha: “Jo, nuk dua të këndoj”.

U gëzua shumë kur e shënuam golin e parë, pastaj u mërzit shumë”, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat