Ramadani: Ishte hera e parë që nuk flija pas një ndeshjeje futbolli

Futboll

Ramadani: Ishte hera e parë që nuk flija pas një ndeshjeje futbolli

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 11:39
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani ishte pjesë e panelit të emisionit “Euro Dueli.

Mesfushori shqiptar ka treguar përvojën e tij të parë në një Kampionat Europian, ku u përball me ekipe të mëdha si Italia, Kroacia dhe Spanja.

Ramadani ka thënë se nuk ka fjetur gjumë pas ndeshjes me Kroacinë, ndërsa shton se ajo përballje duhej fituar me rezultat të thellë që në pjesën e parë.

“Ishte hera e parë që nuk flija pas një ndeshjeje futbolli. Me Kroacinë duhet ta kishim mbyllur që në pjesën e parë.

Duhet ta bënim 2-0 ose 3-0. Në këto nivele të larta nëse nuk e bën golin, ndëshkohesh.

Dhe faktikisht Kroacia është gjysmëfinaliste e Kampionateve Botërorë dhe Europianë”, ka thënë Ylber Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat