Shpendi: Babai im reagoi keq, por ai ka sakrifikuar shumë për ne

Futboll

Shpendi: Babai im reagoi keq, por ai ka sakrifikuar shumë për ne

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 13:15
Shpendi

Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi ishte ishte protagonist absolut i ngjitjes së Cesena-s në Serie B, me 20 gola në në kampionat, 1 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë, duke dhënë edhe 6 asistime.

Një formë e cila tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, mes të cilëve edhe Parma-s, që sezonin e ardhshëm do të konkurrojë në Serie A.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, shqiptari u shpreh se kaloi një sezon perfekt dhe se

“Ishte një sezon perfekt. Kur skuadra filloi të ecë, edhe unë fillova të shënoja me vazhdimësi.

Dy vjet më parë unë fitova kampionatin dhe Superkupën me Primavera-n, por të ishe pjesë e ekipit të parë ka një vlerë tjetër në rrugëtimin tim, unë dhe vëllai im i detyrohemi Cesena-s”-deklaroi Shendi.

Teksa i pyetur për të atin, sulmuesi i “Shpresave” tha: “Ai mbaronte turnin në punë, megjithatë gjithmonë gjente forcën apo kohën të na linte të luanim dhe na ndoqi kudo duke hequr dorë nga shumë gjëra.

Sulmi ndaj Rinaldit pas ndeshjes ndaj Olbias? Ai reagoi keq, ai nuk nuk e mendoi mirë çfarë po bënte, por ishte i pari që kërkoi falje. Ai episod nuk më ndikoi aspak dhe nuk do të më bënte të ndryshoja mendimin tim për të”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat