Partizani reagon për ndarjen nga jeta të Bejkush Birçës

Futboll

Partizani reagon për ndarjen nga jeta të Bejkush Birçës

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 14:08
Bejkush Birçe

Ndarja nga jeta e Bejkush Birçes ka tronditur gjithë futbollin shqiptarë. 

Ish-trajneri i Kombëtares në vitet '90 u bë pjesë e rëndësishme e evolimit të futbollit vendas pas periudhës së komunizmit.

Birçe ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare dhe për humbjen e tij ka reaguar klubi i Partizanit.

Të kuqtë u shpehin ngushëllime familjarave dhe miqve për ish-trajnerin e tyre, i cili në krye të “Demave” ia doli të fitonte 2 tituj rresht dhe një trofe të Kupës së Shqipërisë

“LAMTUMIRË BEJKUSH BIRÇE!

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një kolos ????

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 81 vjeçare të ikonës së klubit tonë dhe futbollit shqiptar Bejkush Birçe. Komuniteti i futbollit dhe familja e kuqe humbet një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues.

Birçe pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloj si futbollist dhe më pas si trajner te Partizani skuadër me të cilën fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 1979 dhe 1981 si dhe një trofe të Kupës së Shqipërisë.

Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Bejkush Birçe", ka shkruar klubi i kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat