Valverde me deklaratë të fortë

Futboll

Valverde me deklaratë të fortë

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 14:10
Fede Valverde

Ylli i Real Madridit, Fede Valverde, i thuri elozhe shokut të skuadrës Arda Guler.

Uruguaiani sugjeroi se i riu turk është një lojtar i jashtëzakonshëm që ishte ende larg potencialit të tij të plotë.

Mesfushorit iu bë një pyetje në lidhje me Guler në aplikacionin The Residency, ku ai tha:

Pyetja: “Si kaloni me Arda-n dhe çfarë mendoni për të?”

Përgjigjja: “Unë shkoj shumë mirë! Përderisa kam si përkthyes Brahimi-n. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne kemi parë vetëm 30% të potencialit”.

Guler ishte një nga yjet e rinj me perspektivë në Europë pas një sezoni të shkëlqyer 2022-23 me skuadrën turke Fenerbahce.

Shumë skuadra kanë kërkuar ta marrin, por Real Madridi ia doli ta bindë, duke e nënshkruar atë për 20 milionë euro.

Pasi pësoi një dëmtim në fillim të sezonit, 19-vjeçari luftoi për të fituar hapësira në formacion.

Ai shkëlqeu në fund të sezonit, duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të fundit në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat