Vdes futbollisti 18 vjeçar në Kosovë

Futboll

Vdes futbollisti 18 vjeçar në Kosovë

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2024 Në ora: 15:17
Lumi Bordoniqi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpreh ngushëllime familjes Bordoniqi me ikjen në amshim të futbollistit të ri, 18 - vjeçarit Lumi Bordoniqi.

Vdekja e Lumit në moshën rinore ka tronditur futbollin dhe tërë komunitetin sportivë në Kosovë. 

“Të nderuar drejtues dhe staf i KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi! Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, futbollistit të KF Gjakova e KF Vëllaznimi, Lumi Bordoniqi, andaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.

Në raste të tilla fjalët janë të pakta e të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar si Lumi.

Sfida me sëmundjen e largoi nga fusha e gjelbër, por shpresa që ai t’i kthehej jetës normale dhe pasionit të tij – futbollit – ishte e madhe, prandaj ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit.

Lumin të gjithë e kujtojmë si një djalë të talentuar dhe me vlera të mëdha.

Në këto momente të vështira jemi pranë jush, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e tij do t’ju japin forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Lumin!”, shpreh ngushëllime Agim Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat