Dinamo bëhet gati për startin

Futboll

Dinamo bëhet gati për startin

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 15:24
Dinamo b

Dinamo e Tiranës grumbullohet të hënën në selinë e saj në Arbanë për të nisur stërvitjen, pas disa javësh pushim.

Blutë do të zhvillojnë pjesën e parë të fazës përgatitore në kompleksin e tyre, kurse më 20 korrik do të udhëtojnë drejt Italisë.

Deri atëherë pritet që skuadra të plotësohet në pjesën më të madhe të saj. Aktualisht janë disa vende që kanë mbetur bosh nga largimet e një pjese të mirë të lojtarëve të sezonit të shkuar.

Plani është që Dinamo të jetë 90% e plotësuar deri më 20 korrik dhe pjesa që mbetet do të kompletohet në vendin fqinj, ku kryeqytetasit do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat