Dukagjini i Klinës po përforcohet për edicionin e ri 2024-2025.
Ukrainasi Vladyslav Khomutov pas një viti rikthehet në klubin e Dukagjinit.
Kryetrajneri Ismet Munishi ka synime të qarta, të përforcohet dhe kompletohet në çdo repart.
“KF Dukagjini me shumë kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me Vladyslav Khomutov, për sezonin e ri 2024/25.
Ukrainasi rikthehet në klubin tonë pas një sezoni të kaluar te FC Gagra (Gjeorgji) West Armenia (Armeni).
26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për fazën ofensive, duke marrë parasysh cilësitë që kishte shfaqur edhe më herët tek ne.
Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit”, njofton FC Dukagjini.