Helvetët bënë gjithçka mirë

Futboll

Helvetët bënë gjithçka mirë

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 16:29
Pamje nga ndeshja

Yann Sommer e ndoqi si “turist” takimin Zvicër-Itali (2:0).

Helvetët bënë gjithçka mirë dhe e zgjidhën shpejt çështjen e kualifikimit në çerekfinale, ndërkohë që portieri i Interit nuk pati shumë punë kundër një Italie të “ngordhur”.

Gjithsesi, 35-vjeçari mendon se futbolli italian nuk është në krizë, duke theksuar se Zvicra zhvilloi një ndeshje të madhe në “Olympiastadion” të Berlinit.

“Ne luajtëm shumë mirë. Italia e pati të vështirë të futej në lojë, sepse ua mbyllëm gjithë hapësirat. Ishim agresivë, por edhe plot cilësi kur kishim topin në qarkullim.

Nuk jam dakord që futbolli italian është në krizë. Dhe nuk flas kot, sepse i njoh shumë prej lojtarëve italianë. Ata mbeten një Kombëtare e madhe, thjesht e kishin shumë të vështirë përballë nesh”.

Zvicra do të sfidojë në raundin çerekfinal të Euro 2024 fituesin e çiftit Angli-Sllovaki, përballje që luhet sot (18:00) në Gelsenkirchen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat