Sllovakia eliminohet
Kombëtarja e Anglisë mezi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024.
Sllovakia gati bëri çmendurinë por mposhtet pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Anglia ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Sllovakisë.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1).
Anglia - Sllovakia 2:1
Stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.
Shikues: 47.000.
Gjyqtar: U. Meler (Turqia).
Shënues: Bellingahm (90+5'), Kane (91') - Schranz (25').
Kartona të verdhë: Guehi, Mainoo, Bellingham - Skriniar, Kucka, Pekarik, Vavro, Gyombe ..
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier (Palmer 66'), Mainoo (Eze 84'), Rice, Saka, Bellingham (Gallagher 106'), Foden (Tooney 90+4') dhe Kane (Konsa 106').
Sllovakia: Dubravka, Pekarik (109') Tupta , Vavro, Skriniar, Hancko, Lobotka, Kucka (Bero 81'), Duda (Benes 81'), Schranz (Gyombe 90+3'), Haraslin (Suslov 61') dhe Strelec (Bozenik 61'(.
Në minutë e 5-të, fat i madh për Anglinë, futbollisti Hancko nga afërsia goditi në shtyllën e dytë përkatësisht të majtë por për disa centimetra shkoi jashtë.
Në minutën e 25-t., futbollisti Ivan Schranz i vetëm e me gjakftohtësi shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.
Strelec i Sllovakisë goditi nga gjysma e fushës dhe gati sa e befasojë portierin Pickford në minutën e 54-të.
Në minutën e 78-të, Harry Kane goditi me kokë nga afërsia por për disa centimetra shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule.
Në minutën e 81-të, Rice nga rreth 20 metra dërgoi goditje të fuqishme por golin ia mohoi shtylla e djathtë pingule.
Në minutën e 90+5 Jude Bellingham ashtu si i ka hije, me gërshërë nga rreth 9-10 metra shënoi për 1:1.
Në minutën e 91-të, Harry Kane shënoi me kokë duke sjell gëzim të madh të anglezët, 2:1.
Anglia do të ndeshet me Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit.