Gripshi transferohet në Kazakistan

Futboll

Gripshi transferohet në Kazakistan

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 18:40
Nazmi Gripshi

Nazmi Gripshi transferohet në Kazakistan. Një ndër futbollistët më cilësorë të Ballkanit, do të jetë pjesë e Astanës në dy edicionet e ardhshme.

26-vjeçari durrsak ishte pjesë e klubit nga Theranda në katër vitet e fundit, gjatë së cilave fitoi 3 tituj kampionë, 1 Kupë Kosove dhe 2 Superkupa.

Mesfushori i avancuar garoi dy herë në fazën e grupeve të Conference League me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Gripshi ka dalë lojtar i lirë dhe ka gjetur marrëveshjen me rekordmenët e futbollit kazak me 7 tituj kampionë.

Astana e ka nisur keq sezonin e ri në Premier Ligën e Kazakistanit, duke u renditur në vendin e nëntë me 15 pikë pas javës së 12-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat