Interi dhe Simone Inzagi kanë një objektiv të përbashkët:
Të mbyllin diskutimin për rinovimin e trajnerit brenda 13 korrikut, datë kur do të nisë grumbullimi për fazën përgatitore të verës.
Në këtë mënyrë, mund të “përfitojnë” që në datën 12 kur të jetë konferenca e trajnerit të bëhet edhe zyrtarizimi.
Sipas “Corriere Dello Sport”, optimizmi i madh buron nga fakti që të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku, edhe pse ende nuk e kanë arritur gjuhën e përbashkët dhe çështjen për pagën vjetore.
Trajneri kërkon që të ketë një rrogë 7 milionë euro në vit, ndërsa klubi ofron vetëm 6,5.
Megjithatë edhe koha e rinovimit është një ngërç më vete. Klubi kërkon që të ecë ngadalë me nga 1 vit rinovim, pasi kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm.