Spanja shemb Gjeorgjinë, kualifikohet në çerekfinale dhe do ndeshet me Gjermaninë

Futboll

Spanja shemb Gjeorgjinë, kualifikohet në çerekfinale dhe do ndeshet me Gjermaninë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 qershor 2024 Në ora: 20:25 Përditësuar në ora: 22:47 më 30.06.2024
Spanaj feston

Spanja bindëse

Spanja është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në futboll. 

Spanjollët e shemben me gola e rezultat 4:1 Gjeorgjinë.

Spanja – Gjeorgjia 4:1

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shikues: 45.000.

Shënues: Rodri (39'), Ruiz (51') , Williams (75'), Olmo (83')  - Le Normand (18' - autogol).

Kartona të verdhë: Morata - Davitashvili..

Spanja: Unai Simon, Carvajal (Navas  83'), Le Normand, Laporte, Cucurella (Grimaldo  66'), Rodri, Pedri (Olmo 53'), Fabian Ruiz (Merino 81'), Lamine Yamal, Morata (Oyarzabal 66') dhe N. Williams.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Gvelesiani (Kvekveskiri  79'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Lochoshvili (Tsitaishvili 63'), Chakvetadze (Davitashvili 64'), Kochorashvili, Kiteishvili (Altunashvili 41'), Mikautadze (Zivzivadze 79') dhe Kvaratskhelia.

Gjeorgjianët avancuan por gjithçka është përmbysur në minutat vijues.

Në minutën e 18-të, Robin Le Normand realizoi autogol, 0:1 për Gjeorgjinë.

Në minutën e 38-të, Williams nga afërsia goditi por nuk mposhtet portieri i Gjeorgjisë.

Spanja pas dominimit ka barazuar rezultatin në minutën e 39-të. 

Rodri nga rreth 16 metra me goditje të fortë e përtokë shënoi në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 51-të, Yamal nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, goditi me mjeshtri por edhe më bukur reagoi portieri i Gjeorgjisë.

Po të njëjtin minutë,  Yamal harkoi për bukuri e Fabian Ruiz me kokë nga afërsia shënoi për 2:1.

Në minutën e 75-të,  Nico Williams kaloi një lojtar e futet në 16-sh, me goditje të fortë shkund portën e djathtë të rivalit, 3:1.

Olmo në minutën e 83-të shënoi për 4:1.

Spanja do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale.

Gjeorgjia eliminohet

(E plotësuar) - 88' Minutat e fundit.

Spanja – Gjeorgjia 4:1

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shikues: 45.000.

Shënues: Rodri (39'), Ruiz (51') , Williams (75'), Olmo (83')  - Le Normand (18' - autogol).

Kartona të verdhë: Morata - Davitashvili..

Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella (Grimaldo  66'), Rodri, Pedri (Olmo 53'), Fabian, Lamine Yamal, Morata (Oyarzabal 66') dhe N. Williams.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Gvelesiani (Kvekveskiri  79'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Lochoshvili (Tsitaishvili 63'), Chakvetadze (Davitashvili 64'), Kochorashvili, Kiteishvili (Altunashvili 41'), Mikautadze (Zivzivadze 79') dhe Kvaratskhelia.

83' Spanja afër çerekfinales. OLmo shënon për 4:1.

80' Yamal pati rast të mirë por pa fatt.

75' Gjeorgjia ka presionin. Nico Williams shënoi për 3:1. Williams kaloi një lojtar e futet në 16-sh, me goditje të fortë shkund portën e djathtë të rivalit.

70' Spanja po luan pa presion.

66' Spanja po tregon lojë të mirë.

63' Spanja në epërsi.60' Olmo tenton por pa sukses.

56' Spanja dominuese.

51' Yamal harkoi për bukuri e Fabian Ruiz me kokë nga afërsia shënoi për 2:1.

51' Yamal nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, goditi me mjeshtri por edhe më bukur reagoi portieri i Gjeorgjisë. 50' Spanja kërkon fitoren.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Morata ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Rodri nga 16 metra e me goditje të fortë e përtokë dhe në këndin e majtë, ka barazuar rezultatin 1:1.38’ Williams nga afërsia godit por nuk mposhtet portieri i Gjeorgjisë.

36' Spanja nuk e ka qetësinë në asnjë formë.

32' Gjeorgjia po e do golin e radhës.

28' Spanja po sulmon por pa suksese deri me tash.25' Spanja e do golin e barazimit.

21' Gjeorgjia po befason.

18' Spanja në presion, Robin Le Normand realizoi autogol, 0:1 për Gjeorgjinë.

14' Spanja e kontrolon lojën.

11' Spanja po sulmon.

8' Lojë e mirë.

5' Spanja po dominon.

3' Spanja e ka nisur me ofensivë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Spanja favorit i madh

Spanja është favorit ndaj Gjeorgjisë. 

Spanjollët presin pa problem të kalojnë në çerekfinale të Champions League. 

Mirëpo, në futboll gjithmonë befasitë janë të pashmangshme, kështu që edhe Gjeorgjia i ka hesapet e veta.

Spanja – Gjeorgjia

Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabian, Lamine Yamal, Morata dhe N. Williams.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Lochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili, Kiteishvili, Mikautadze dhe Kvaratskhelia.

“Hirushja” sfidon “Furinë e Kuqe”

Mund të konsiderohen edhe si “Hirushja” e Euro 2024. Pasi arritën të kalonin fazën e grupeve, në sezonin e tyre debutues, në një turne madhor të futbollit, tashmë “Kryqtarët” e Gjeorgjisë do të përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku padyshim do të kërkojnë të arrijnë një tjetër rezultat të madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Unai Simon.

Në krahët e fushës jaën Marc Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand. “Dirigjim” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Fabian Ruiz-Rodri-Pedri, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga Nico Williams, Lamine Yamal e kapiteni Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka pozicinuar djemtë e tij, me formacionin defensiv, 5-3-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë heroi i tyre, Giorgi Mamardashvili. Në krahët e mbrojtjes janë Kakabadze e Lochoshvili, me qendrën që mbulohet nga Gvelesiani, Dvali e kapiteni Kashia. Treshja e mesfushës përbëhet nga Kochorashvili, Kiteishvili e Chakvetadze, ndërsa në sulm janë pozicionuar Georges Mikautadze e Kvicha Kvaratskhelia.

Publikohen formacionet zyrtare, Spanja - Gjeorgjia

Spanja do të nisë të sot me ndeshjen kundër Gjeorgjisë fazën më të rëndësishme në Europian. Nga sot nuk ka më shaka, ose fiton, ose bën valixhet dhe kthehesh në shtëpi. 

 Skuadra e De la Fuentes ka bërë një pjesë të parë të Europianit për t’u pasur zili. Ndaj ajo paraqitet me kredenciale të jashtëzakonshme kundër Gjeorgjisë. Një gjë është e qartë, Spanja ka evoluar.

Nuk ka dyshim.

Krahasimet mes skuadrës së Luis Enrikes dhe asaj të Luis de la Fuentes, duke lënë mënjanë rezultatet, janë pjesë e ekosistemit të futbollit dhe nga niveli më emocional ka gjithmonë një tendencë për të lavdëruar njëri mbi tjetrin.  

Në krahun tjetër Gjerogjia nuk ka asgjë për të humbur teksa do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj iberikëve, pas kualifikimit historik në grupe.  

Gjeorgjia arriti të përmbushte misionin e saj duke mundur një Portugali që mund të thuhet skuadra B për të siguruar një vend në 1/8 e finaleve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat