Mesfushori Shqipërim Taipi ka nisur një aventurë të re në kampionatin kazak, teksa është transferuar te skuadra e Zhetysu Taldykorgan.
27-vjeçari debutoi ditën e sotme me ekipin në ri, në duelin ndaj Jelimay Semey që përfundoi në barazim 1-1. Taipi u aktivizua titullar ndërkohë që la fundin e lojës në minutën e 63-të.
Kjo është aventura e dytë për mesfushorin shqiptar në elitën e futbollit kazak pas asaj me Kaspij Aktau në vitin 2023 ku u aktivuza 12 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Së fundmi Taipi ishte pjesë e Gjilanit, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.
Për sa i përket aventurës në Superiore, Shqipërimi ka veshur fanellën e Skënderbeut dhe Kukësit.