Një finale e parakohshme është përcaktuar në raundin çerekfinal të Europianit.
Përballë do të jenë Spanja dhe Gjermania, dy skuadrat më në formë të momentit në këtë kompeticion.
Iberikët u kualifikuan mbrëmjen e sotme falë triumfit 4-1 ndaj Gjeorgjisë, ndërkohë që Gjermania mposhti dje me rezultatin 2-0, Danimarkën.
Për sa i përket duelit mes spanjollëve dhe gjermanëve, ai do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin e Shtutgartit, ku të dyja kombëtaret do të luajnë gjithçka për gjithçka për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.