Malisheva përfundon punën në Ohër, rikthehet në shtëpi

Futboll

Malisheva përfundon punën në Ohër, rikthehet në shtëpi

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 23:16
Malisheva

Skuadra e Qëndrim Kidës e cila për dy javë ishte në Maqedoninë e Veriut, tashmë është rikthyer në Malishevë.

Ohri ishte vendi ku bardhekaltërit u stërvitën për të qenë sa më të përgatitur në garat ndërkombëtare, ku malishevasit janë pjesë e Ligës së Konferencës.

Gjatë dy javësh, Malisheva luajti dy ndeshje miqësore, ku nuk arriti asnjë fitore, duke humbur nga Tikvesh me rezultatin 3-2 dhe barazuar me Ballkanin 2-2.

Me 11 korrik, në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, me fillim nga ora 17:00, Malisheva pret skuadrën e Buduçnostit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat