​Shuhet klubi i njohur i Holandës

Futboll

​Shuhet klubi i njohur i Holandës

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 17:41

Vitesse do të mbyllet pasi nuk ka para të mjaftueshme për të paguar borxhet, shkruan media holandeze NOS.

Skuadra e ligës së parë holandeze pati një shans të fundit për t'u marrë përsipër nga Guus Franke, pronar i Axiom Partners, me qendër në Zvicër. Por Franke hoqi dorë dhe klubi nga Arnhem është i falimentuar.

Është e sigurt që Vitesse do të del jashtë biznesit pasi ndodhet në situatë të pashpresë. Federata holandeze i hoqi licencën për të luajtur në ligën e parë dhe të dytë.

Ajo sezonin e kaluar përfundoi e fundit në renditje me vetëm gjashtë pikë. Suksesi më i madh në histori është fitimi i Kupës së Holandës në vitin 2017.

Sipas faqes së internetit të Transfermarkt, vetëm 13 lojtarë kanë mbetur nën kontratë, ndërsa pjesa tjetër janë larguar nga klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat