Chelsea ka konfirmuar ardhjen e sulmuesit 18-vjeçar Marc Guiu nga Barcelona përmes faqes së tyre zyrtare.
I riu katalanas është paguar gjashtë milionë euro. Produkti La Masia e lë klubin e tij mëmë me një përvojë modeste duke luajtur për ekipin e parë.
Eksperiencën e fitoi fillimisht në skuadrën e dytë të Barcelonës, për të cilën shënoi gjashtë gola në 17 paraqitje, dhe më pas ishte gjithnjë e më shpesh rezervë në ekipin e parë.
Sezonin e kaluar, ai debutoi kundër Athletic Bilbao ku shënoi menjëherë një gol, dhe më vonë shënoi kundër Antwerp në Ligën e Kampionëve.