Struga siguron një tjetër fitore në takimet miqësore pas asaj përballë Tiranës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mposhtën 2-0 dardanët e Llapit.
Marjan Radeski zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërkohë që Bassirou Compaore vulosi fitoren e kampionëve shqiptarë të MV në të dytën.
Ekipi i Qatip Osmanit sfidon sllovakët e Slovan Bratislavës në raundin e parë të Champions League.
Në datën 10 korrik takimi i parë në transfertë, një javë më pas ndeshja e kthimit në shtëpi.
Ndërkohë që skuadra e Tahir Batatinës, nënkampione e Kosovës, do të përballet me polakët e Wislas në raundin e parë të Europa League.