Pepe thyer rekordin e Pieter Shilton dhe futet në histori!
Tjetër rekord historik për mbrojtësin Pepe. Në moshën 41-vjeç e 126 ditë,
portugezi bëhet lojtari më i vjetër që aktivizohet në një ndeshje të fazës eliminatore në turne të mëdha (Kupa e Botës dhe Europian), duke thyer kështu rekordin e portierit Piter Shilton, në Botërorin e vitit 1990.
Asokohe portieri anglez, u aktivizua në duelin kundër Italisë, për vendin e tretë, teksa ishte 40-vjeç e 292 ditë.
Për sa i përket Pepes, mbrojtësi u aktivizua titullar në duelin ndaj Sllovenisë të vlefshme për fazën e 1/16-ve.