Tashmë dihet që Italia është eliminuar nga Kampionati Europian, pasi u mund nga Zvicra me rezultatin 2:0.
Një lojë tepër e dobët nga kombëtarja italiane, që u kritikua shumë, sidomos trajneri i tyre Luçiano Spaleti.
Ndër të shumtët që kanë komentuar këtë eliminim, ishte edhe mesfushori i Juventusit dhe Francës, Adrien Rabio.
Ai u shpreh se nuk është habitur aspak nga ky rezultat:
“A më çuditi eliminimi i Italisë? Për sa kam parë në fazën në grupe, mund ta pritnim.
Zvicra kishte mbërritur në këtë fazë shumë më e fortë, nuk mund të them se jam çuditur nga eliminimi i Italisë.
Edhe skuadra është e re dhe kishte nevojë për kohë për të punuar me trajnerin e ri. Do të kenë mundësinë që të bëjnë më mirë në vitet e ardhshme"..