Portieri portugez mbrëmë hyri në histori

Futboll

Portieri portugez mbrëmë hyri në histori

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 08:53
Diogo Costa

Portugalia e mundi Slloveninë pas penaltive për të kaluar në çerekfinale të EURO 2024-shit.

Në penalti, kombëtarja ballkanase nuk e pati as mundësinë më të vogël për të kaluar tutje.

Kjo pasi portieri portugez, Diogo Costa, i mbrojti të tri penaltitë e shutuara nga sllovenët, teksa portugezët nuk gabuan në tri tentimet e tyre.

Me këto pritje, Costa lëre që u bë portieri i parë që i mbron tri penalti në një kampionat evropian, por edhe i pari që nuk pranon asnjë gol në goditje penaltish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat