Situatë e vështirë

Futboll

Situatë e vështirë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:16
Cristiano Ronaldo

Mbrëmja e djeshme ka qenë e vështirë për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e 1/8-ave të Euro 2024 ndaj Sllovenisë, ai humbi disa raste shënimi e mbi të gjitha një penallti në kohën shtesë.

Situatë e vështirë për CR7, që në ato momente shpërtheu në lot, duke u inkurajuar nga e gjithë skuadra. “Ndjeva trishtim, por më pas gëzim në fund… Ky është futbolli”, u shpreh sot për mediat e vendit të tij Cristiano Ronaldo.

Portugalia shkoi në çerekfinale falë llotarisë së 11-metërshave, ku këtë herë ai nuk zhgënjeu, por realizoi dhe u kërkoi falje tifozëve. “Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme.

Mund t’i kisha dhënë epërsinë skuadrës sime, por nuk e realizova. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, por kam bërë një gabim”, tha më tej Ronaldo.

“U ndjeva i trishtuar atje, por gjëja më e rëndësishme është të kënaqem duke kaluar në raundin tjetër”, tha sulmuesi i Al Nassr.

“Skuadra bëri një punë të pabesueshme dhe luftoi shumë mire. Sllovenia ishte e rreshtuar mirë në mbrojtje e mesfushë dhe ai na vuri në vështirësi. Në fund, portieri ynë bëri tri pritje të mrekullueshme”, tha Cristiano Ronaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat