Comani nuk ka pasur rastin e tij të vërtetë

Futboll

Comani nuk ka pasur rastin e tij të vërtetë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:23
Franca

Kingsley Coman është larguar nga kampi i Francës pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024, ka konfirmuar federata franceze.

Coman ka pasur pak hapësirë te Franca në Evropian. Lojtari i krahut kishte një lëndim në fund të edicionit dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike.

Por, ndonëse Ousmane Dembele po shfaq pak,  Comani nuk ka pasur rastin e tij të vërtetë.

Coman ka udhëtuar për në Suedi që të jetë afër gruas së tij. Çifti është në pritje të fëmijës së katërt.

Nuk është bërë e ditur se kur lojtari i Bayernit do të kthehet në përfaqësuese.

Franca luan të premten në çerekfinale ndaj Portugalisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat