Cuadrado: Ishte viti më i vështirë i karrierës

Futboll

Cuadrado: Ishte viti më i vështirë i karrierës

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:48
Juan Cuadrado

Juan Cuadrado dhe Inter mbyllën bashkëpunimin pas vetëm një sezoni. Kolumbiani, nuk arriti kurrë të shndërrohej në një lojtar me peshë te zikaltërit teksa u penalizua nga dëmtimet e shumta dhe në pjesën më të madhe të kohës nuk ishte në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.

Së fundmi, Cuadrado reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se për të, ky i fundit ishte viti më i vështirë i karrierës ndërsa shtoi se shpreson të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij në një tjetër klub.

“Ishte viti më i vështirë në karrierën time pasi u dëmtova.

Por, ky është futbolli.

Nuk ka rëndësi nëse bie, por rëndësi ka se si ngrihesh. Besoj se mund t’ia dalë edhe me ndihmën e Zotit. E di që do të kem mundësinë e një aventure të re për të treguar vlerat dhe për të shijuar atë që dua të bëj më shumë.

Faleminderit Interit dhe të gjithë shokëve të skuadrës”, u shpreh Cuadrado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat