Flet për sulmin

Futboll

Flet për sulmin

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:50
Didier Deschamps

Franca kaloi me sukses provën e 1/8-tave kundër Belgjikës duke fituar 1-0, falë një autogoli të Vertonghen. “Gjelat”, krijuan raste shënimi, por sërish nuk ia dolën të konkretizonin me trajnerin Didier Deschamps që pas sfidës me belgët, theksoi se pret më shumë nga Marcus Thuram.

Ndër të tjera, numri një i “Bluve” shtoi se niveli në këtë Europian është shumë i lartë ndaj është e vështirë për t’i fituar dhe dominuar ndeshjet.

L“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, në 90-minuta ne krijuam më shumë se Belgjika.

Pengu i vetëm është që nuk po konkretizojmë në gol rastet e krijuara, shumë topa përfunduan në tribunë. Por, kualifikimi në çerekfinale është i rëndësishëm për ne, edhe pse tashmë jemi mësuar me të tilla arritje. Mbi Francën ka gjithmonë shumë pritshmëri, por niveli në këtë Europian është shumë i lartë.

Sulmi? Kolo Muani edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të rëndësishme dhe unë e vlerësoj shumë.

Ka shumë kualitet. Thuram mund të bëjë më mirë, te Inter është rritur shumë, por vazhdon të jetë pak i ndrojtur. Është një pikë referimi për ne në majën e sulmit, kuptohet mirë me Mbappe, por sigurisht që mund të përmirësohet edhe më shumë në këtë aspekt”, u shpreh Deschamps.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat